LAJMI I FUNDIT:

Erdogan e konfirmon se nuk shtyhet data e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare – do të mbahen më 14 maj

Erdogan e konfirmon se nuk shtyhet data e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare – do të mbahen më 14 maj

Presidenti i Turqisë tha sot se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit do të mbahen më 14 maj, siç ishte planifikuar, pak më shumë se tre muaj pas tërmetit shkatërrues që mbyti më shumë se 45 mijë njerëz në Turqi.

“Ky komb do të bëjë atë që është e nevojshme më 14 maj”, tha Recep Tayyip Erdogan në një fjalim para ligjvënësve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), transmeton Telegrafi.


Kjo është data për të cilën Erdogan kishte folur më herët dhe nuk e zhvendosi për shkak të tërmetit.

Shokon arkitekti: Tërmeti nuk i vret njerëzit, por këtë e bëjnë objektet e dobëta - Turqia ishte "paralajmëruar" që moti për ndërtimin e tyre
Lexo po ashtu Shokon arkitekti: Tërmeti nuk i vret njerëzit, por këtë e bëjnë objektet e dobëta - Turqia ishte "paralajmëruar" që moti për ndërtimin e tyre

Duke folur për ata që kritikuan qeverinë e tij për qeverisje të dobët pas tërmetit të 6 shkurtit, Erdogan tha: “Ne do t’u japim atyre një përgjigje adekuate më 14 maj”.

Ndryshe Turqia u godit më 6 shkurt nga dy tërmete shkatërruese që shkaktuan dhjetëra mijëra të vdekur dhe shumë tjerë të lënduar.

E ekipet e shpëtimit për javë të tëra kanë bërë të pamundurën që të shpëtojnë qytetarët që kishin mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori