Foshnjat e gjetura në rrënojat pas tërmeteve në Turqi janë transportuar për në një vend të sigurt me një aeroplan presidencial.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i presidentit Erdogan u përdor për të marrë 16 foshnja nga Kahramanmaras për në Ankara, ndërsa numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese ka arritur në rreth 19,000.


Screenshot 7 10

Fotot tregojnë se ata janë në prehrin e disa grave në aeroplanin luksoz, i cili po përdoret gjithashtu për të transportuar persona të plagosur rëndë në kryeqytetin turk për trajtim.

Screenshot 12 6

Siç vënë në pah mediat, të gjitha foshnjat në bord u mblodhën nga nënat kujdestare të qeverisë kur aeroplani u ul në aeroportin Esenboga.

Screenshot 8 6

Dy nga foshnjat mbeten ende të paidentifikuara pasi u nxorën nga mbeturinat ndërsa 14 të tjerët janë identifikuar, por autoritetet nuk kanë arritur të kontaktojnë familjet e tyre.

Screenshot 10 6

Ata thuhet se u dërguan në spitalin e qytetit Etlik, ku i takoi bashkëshortja e presidentit turk, Emine Erdogan.

Screenshot 9 7

Pamjet vijnë pas një zemërimi që është rritur për reagimin e ngadaltë ndaj katastrofës - ndërsa fotografitë satelitore shfaqnin shkallën e shkatërrimit. /Telegrafi/