0Shares

Një burrë planifikon të lansojë linjën e parë ajrore britanike “Me rregulla Sheriati” në të cilin nuk do të ketë alkool dhe do të shërbehen “ushqime hallall”.

Madje, përveç këtyre, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo linjë ajrore pritet të ketë edhe një “kod të rreptë të veshjes së ekuipazhit”.

Bëhet fjalë për ndërmarrësin Kazi Shafiqur Rahman, 32 vjeç, i cili erdhi në Britani të Madhe nga Bangladeshi në vitin 1997, i cili shpreson të shoh Firnas Airways që përfundimisht të ketë edhe fluturime më të gjata drejt Lindjes së Mesme.

Por biznesmeni, i cili filloi me vetëm 600 funte në xhepin e tij dhe i cili me paratë e tij filloi të importonte parfume, do të fillojë të ofrojë fluturime të shkurtra, në mes të qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar.

Rahman, i cili ka marrë me qira një aeroplan “Jetstream 32” me 19 vende, thuhet se punën e parë e ka bërë si një pastrues në aeroportin e Londrës. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)