LAJMI I FUNDIT:

Erdhën nga Kamenica për ta vizituar veriun e Mitrovicës, sulmohen katër shqiptarë – Prokuroria dhe spitali japin detaje

Erdhën nga Kamenica për ta vizituar veriun e Mitrovicës, sulmohen katër shqiptarë – Prokuroria dhe spitali japin detaje
Foto: Ridvan Slivova

Katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht të hënën rreth orës 16:40 në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës, ku dy prej tyre janë trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Luljeta Zhubi në një prononcim për Telegrafin tregoi se dy nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor janë lëshuar për në shtëpi.

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, ndihmë kanë kërkuar vetëm dy persona me lëndime nga rrahja. Lëndimet janë trajtuar nga ekipi kujdestar dhe janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Zhubi.


Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në veri të Mitrovicës, Valon Preteni për Telegrafin tha se janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin rastit.

Sipas tij, në këtë rast dyshohet se të dëmtuarit, njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore (thyerje e ashtit të hundës), kurse tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Lidhur me rastin nga policia është njoftuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, i cili ka udhëzuar policinë që rasti të hetohet, dhe të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e këtij rasti, rasti është duke u hetuar nga policia në koordinim me PTH në Mitrovicë. Në këtë rast dyshohet se të dëmtuarit, njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore (thyerje e ashtit të hundës), kurse tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Preteni.

Po ashtu ai theksoi se të dyshuarit që kanë sulmuar dhe u kanë shkaktuar lëndime të dëmtuarve (viktimave) ende nuk janë identifikuar.

Ndërsa, Telegrafi mëson se katër shqiptarët e sulmuar janë nga Kamenica dhe në veri të Mitrovicës kanë shkuar për ta vizituar atë pjesë të Kosovës.

“Djemtë kanë thënë se kanë ardhur në Mitrovicë nga Kamenica, pa ndonjë qëllim. Vetëm se me shëtit”, i ka thënë një burim Telegrafit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori