LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi, tanimë “100 përqind” shqiptare

Era Istrefi, tanimë “100 përqind” shqiptare

Era Istrefi tanimë është 100 përqind shqiptare. Këngëtarja e lindur në Kosovë e njohur ndërkombëtarisht për muzikën e saj, ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare me një dekret të zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Në një rrëfim ekskluziv në “Top Albania Radio”, Era Istrefi shprehu emocionin për marrjen e pasaportës dhe nuk kurseu falenderimet për ata që e mundësuan marrjen e kësaj pasaporte.

“Falederimet e mia për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë janë të panumërta, sinqerisht. Disa gjëra nuk do të kishin ndodhur po të mos ishte kjo pasaportë. Falenderimet e mia janë të panumërta dhe shpresoj se do ta përfaqësoj denjësisht vendlindjen time të dytë anembanë botës”, shprehet Era.


Më tej, këngëtarja që ka pushtuar klasifikimet europiane dhe botërore me hitet e saj, shprehet se viti 2017 do të jetë shumë i ngarkuar me evente të ndryshme muzikore. Së shpejti diva e muzikës mbarëshqiptare do të dalë me produksionin e saj më të ri, shoqëruar edhe me një videoklip, transmeton TCH

“Punët e mia për vitin 2017 janë me një turne anembanë botës dhe do të kem mundësi të shkel dhe në ato vende ku duhet viza “Shengen” dhe unë tani do të përfaqësoj të gjithë shqiptarët”, thotë këngëtarja.

Në kulmin e suksesit të saj muzikor, Era Istrefi ndihet 100 përqind shqiptare dhe krenare për të përfaqësuar Shqipërinë e Kosovën kudo në botë.

Në trend Magazina

Më shumë
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori