Era Istrefi sjell poza të tjera nga xhirimet e klipit të ri, ndërsa merr vëmendje me gurët zbukurues në vetulla

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ditë më parë njoftoi se vjen së shpejti me një bashkëpunim me reperin Mozzik.
Derisa kanë nisur xhirimet e videoklipit, dyshja nuk kanë munguar me imazhe atraktive në rrjete sociale.
Disa të tilla së fundmi i ka shpërndarë në Instagram, aty ku numëron 1.5 milion njerëz.

Ajo shfaqet me një palë tuta sportive ngjyrë krem ndonëse ka mahnitur me format trupore.
Veç tjerash, krijuesja e hitit “Bon Bon” ka marrë vëmendje me disa gurë zbukurues që ka vënë në vetulla.

E njëjta është rikthyer këtë vit me dy këngë të reja të cilat u pritën mirë nga publiku.
Istrefi tani po ashtu ka nisur turin me koncerte përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































