Familjarët sot kanë kujtuar me dhimbje por edhe krenari të rënët e Epopesë së Çabratite. Derisa, rrëfejnë momentet e fundit me më të dashurit e tyre, kërkojnë të zbardhet fati i tyre dhe i mbi 1600 personave të zhdukur në Kosovë.
Bieta Bashiku, motër e tre vëllezërve që humbën jetën në betejën e Çabratit më 10 maj, ka përkujtuar momentet e fundit kur janë kidnapuar 43 persona nga forcat serbe në urën e Taliqit.
“Në rrugën e Çabrat i kanë kidnapuar rreth 43 persona, është edhe lapidari të ura e Taliqit, aty edhe ku ka ndodhur e gjitha, iu kanë hequr fëmijët prej dorës edhe i kanë rrëmbyer forcat serbo-malazeze” tha ajo.
Bashiku ka thënë se Gjakova është qyteti më i lënduar ku burrat dhe djemtë e Epopesë së Çabratit dhënë vulën për lirin e Kosovës.
Ajo gjithashtu ka kërkuar nga institucionet të zbardhin fatin e mbi 1600 personave të pagjetur.
“Është një ditë e veçantë, ndërsa për neve familjarëve 365 ditë janë të tilla, derisa të shkojmë te ata, ne kurrë nuk do t’i harrojmë. Këta djemë dhe burra e dhanë vulën për lirin e Kosovës. Vëllezërit e mijë kanë qenë në moshën më të mirë, iu kanë deshtë familjes dhe vendit, sikur të ishin ata këtu, sot do të kishte për të lulëzuar gjithçka. Qyteti i Gjakovës është qyteti më i lënduar me njerëz, me shtëpi dhe gjithçka tjetër, çfarë kanë pasur. Duhet të zbardhet fati i 1600 personave, i më të dashurve tanë, duhet të bëjnë më shumë për t’i gjetur eshtrat e tyre” ka thënë Bashiku.
Kasim Qerkezi ka kujtuar momentet e fundit si ia besoi djalin vëllait të tij, ku mbetën të vrarë 5 anëtarë të kësaj familjes. Vëllai me tre djemtë e tij, si dhe djali i tij.
“Ky është viti i 23-të që e presim gjithmonë me të njëjtat emocione, kemi mall dhe dhimbje të madhe për këta djem, të cilët na i morën, nëpër shtëpitë e tyre pa qenë të armatosur dhe nuk kanë bërë asnjë krim….djali ka shkuar te axha për të ndenjur me djemtë e axhës, unë kam shkuar dhe ia kam dërguar një xhaketë. Si prindër që mendon për fëmijën e tij i thash, çfarë të bëjnë djemtë e axhës edhe t’i me ata, sepse nuk isha në gjendje ta marrë, pasi ishte ditë zie në Gjakovë, kishte plot të vrarë në rrugë… Atë ditë pasdite, menjëherë erdhi lajmi nga gruaja e vëllait që janë kidnapuar të gjithë. I kanë legjitimuar dhe i kanë thënë rrini të qetë se nuk i ‘u prek askush, mirëpo ndodhi e kundërta, pas një minute i kanë marrë të gjithë djemtë”, ka thënë Qerkezi.
Ai ka thënë për KosovaPress, se ende nuk dihet fati i tre anëtareve të tjerë të kësaj familje, derisa ka kërkuar nga institucionet të mos iu humbët gjaku i tyre dhe t’i kthejnë eshtrat e tyre.
“Unë gjatë gjithë kohës së luftës kam kontaktuar me personin i cili i ka marrë, mirëpo asgjë deri më sot. Kemi tri ri-varrime, ndërsa tre të tjerë nuk janë gjetur ende. Jemi me mall të madh, të gjithë në moshë prej 14 deri 25 vjeç dhe vëllai ishte 52-vjeç. Kërkesa imë është që të kushtëzohen, mos t’iu humbë gjaku i djemve tanë, të kushtëzohet Serbia me gjetjen dhe dorëzimin e njerëzve të cilët i ka marrë. Vetëm t’i kemi eshtrat e tyre, te kemi ku të vijmë t’i vizitojmë”, tha ai.
Qerkini gjithashtu ka kërkuar nga Qeveria rregullimin e varrezave të dëshmoreve në kodrën e Çabratit, pasi sipas tij, kompania që ka fituar tenderin për rregullimin e tyre, i ka punuar dobët dhe kanë gabime në të shkruar.
Në këtë betejë kanë rëne 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Askush nuk paraqitet të punojë në administratën publike për 25.000 denarë

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?