Nga: Luçiano Boçi
Kur e takova për herë të parë Uran Kostrecin në një aktivitet të Partisë Demokratike në Elbasan, të cilën e drejtonte në atë kohë, ajo që më impresionoi më shumë në atë portret, nuk ishte as republika në kokë shumë e rrallë për ato vite, as pamja qartazi epike e as statura. Por, ishte timbri paqësor i zërit. Para meje qëndronte një njeri epik që ngjante si i ardhur nga një planet tjetër, i cili pandashmërisht mbante të njëjtën vijë melodike të pandryshueshme të lahutës së tij të brendshme, duke qene vetë njëherazi hero dhe bard.
Ndër të tjera tek njeriu ngjyra e zërit është unike. Ajo zbërthen shumë domethënie njerëzore dhe shpreh kompleksitetin e një shpirti.
E çuditshme që ai njeri emblemë e vuajtjeve dhe padrejtësive të diktaturës të kishte ruajtur e të transmetonte atë lloj tonaliteti paksa poetik. Pathyeshmërinë e tij mitike unë e dallova pikërisht aty.
Vuajtjet mund ta kishin ndryshuar pamjen e Uranit, mund ta kishin mpakur dhe fizikisht bashkë me vitet, por fuqia njerëzore e zërit e tij dëshmonte forcën e tij. Aty kishte kaq shumë dëshirë për jetë, liri, poezi e komunikim. Aq sa mua më ngjante here pas here se republikën e pandashme e mbante për t’i maturuar ato dhe për ta penguar vrullin qe e karakterizonte që t’i shpërthente ato njëherazi dhe jo vetëm për të mbajtur në hije sakrificën e tij sublime.
E gjithë jeta e tij marramendëse ishte një epos i gjallë i qëndresës ndaj diktaturës. Vetë ai ishte sfida që ai dhe shumë të tjerë i bënë diktaturës.
Fati i tij i trazuar i bënte të skuqeshin fatet tona të qeta deri në ato momente. Pas atij takimi megjithëse kurioziteti im ishte i madh, asnjëherë nuk e dëgjova të fliste me mburrje për bëmat e tij, sikurse asnjëherë s’pushoi së luftuari për ato vlera që ishte burgosur dhe internuar.
I vetmi merak i tij në biseda jashtë politikës ishte poezia dhe sidomos poema satirike Epopeja e Karkalecave. Ai ishte një poet në kërkim të kohës jo të humbur por kohës së konsumuar me lavdi në përplasjet me të keqen.
Thellë-thellë, Urani veprën e tij Epopeja e Karkalecave e trajtonte jo thjesht si krijim por si krijesë.
E donte me pasion të parrëfyer.
Ishte ajo që e kishte mbajtur jo vetëm gjallë. Mbi të gjitha i kishte hapur një shteg lirie. Lirie mendimi të cilin asnjë diktaturë s’mund ta rrëmbejë dot.
Historinë e saj të gjithë e dinë. Ajo që duhet thënë është se ajo lindi si një kontrast artistik, por dhe historik e jetësor.
Epika e vetë jetës së Uranit dhe e bashkëluftëtarëve të tij, do të ishte e paplotë pa anën e kundërt, pa satirën e demaskimin e plotë të “epopesë” së atyre që mbollën shkatërrim e skamje. Kontrasti është i qartë. Urani është njeriu në shumësinë e vlerave të tij, që udhëton në marsh epik pa ndryshuar asgjë nga virtytet njerëzore e duke i mbrojtur ato, ndërsa tufa e karkalecave është ana tjetër e medaljes. Është tufa e inferiorëve që në gëlim e ngazëllim insektor e sipër, mbytën për një farë kohe njeriun dhe vendin.
Vepra është edhe një kontrast artistik referuar krijimit grotesk të Musarajt.
Në këtë mënyrë, Urani me ndërgjegje solli në letërsi një procedim origjinal. Solli satirën e satirës së imponuar, duke zhvlerësuar artistikisht dhe historikisht një gënjeshtër epike për rolin e krahëve politikë në luftën për çlirim.
Dhe në thelb ky ishte vetë Urani. Ai e sfidoi regjimin me epiken e jetës së tij dhe e mundi me satirën me qesëndinë e qëndisur të tij karakteristike.
Por, vetëm një merak e kishte, të cilin duket se nuk e mori me vete. Na e la si mision: donte të shkruante një Epope të dytë karkalecash, me mesazhin që satira me karkalecat e sotëm nuk mjafton!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
'Ofshama' e Zake Prelvukajt! Piktorja që përcjell mesazhe të fuqishme me anë të veprave të artit (Foto)
Laboratori i Serbisë për fabrikimin e historisë
Në botë janë 548 Institute “Konfuci”
Morali dhe intelektuali
GJUHA SHQYPE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës