Instituti EPIK përmes një publikimi ka trajtuar fondet e Bashkimit Europian apo të njohura ndryshe me termin zyrtar Instrumenti i Para Anëtarësimit. Përmes IPA-s si instrument kryesor financiar, BE-ja mbështet zbatimin e reformave të Kosovës në procesin integrues.
Gjatë periudhës 2007-2014, Kosova kishte përfituar 650 milionë euro nga fondet e IPA-së, ndërsa për periudhën 2014-2020 pas miratimit të Strategjisë Indikative Financiare, Kosovës iu ndanë 645.5 milionë euro.
Në gusht të vitit 2018, alokimet buxhetore u rishikuan për gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe si pasojë Kosova humbi 43.4 milionë euro dhe rrjedhimisht i tërë buxheti për periudhën 2014-2020 ka rëne në 602.1 milionë euro.
“Nga ana tjetër, buxheti i BE-së për Serbinë u rrit për 31 milionë euro, nga 1.50 miliardë euro në vitin 2014 në 1,53 miliardë euro në vitin 2018. Ndërsa për Malin e Zi u rrit për 8.6 milionë euro, nga 270.5 milionë në vitin 2014 në 279.1 milionë euro në vitin 2018”, thuhet në këtë publikim.
Prioritetet e përcaktuara për financim janë: demokracia dhe qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe drejtat themelore, mjedisi, ndryshimet klimatike, energjia, rritja e konkurrueshmerisë, inovacioni, bujqësia dhe zhvillim rural, arsimi, punësimi dhe politikat sociale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin "Shoku" të Cesare Pavese-s
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe