LAJMI I FUNDIT:

Epidemia e gripit arrin pikun në Shqipëri

Epidemia e gripit arrin pikun në Shqipëri

Epidemia e gripit arrin një tjetër kulm në Shqipëri. Pas pikut të infektimeve në mesin e muajit janar, AH1N1 (gripi i derrit), javën e dytë të shkurtit, shënon vlerat më të larta të të prekurve deri tani.

Mbi 17 700 raste janë konfirmuar të sëmurë nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm këtë javë dhe sipas Institutit të Shëndetit Publik kjo përbën shifrën më të lartë të infektimeve krahasuar edhe me dimrin e një viti më parë.


Referuar buletinit javor, në këtë periudhë piku të qarkullimit të gripit, moshat pediatrike janë më të prekurat.

Ndërsa Tirana mban vendin e parë, ndjekur nga Gjirokastra e Lezha, për numrin më të madh të rasteve me grip dhe infeksione të tjera respiratore.

Por, kryeqyteti aktualisht është kthyer në vatër infeksioni të fruthit.

Nga 22 fëmijë të prekur me fruth deri tani, pjesa më e madhe e tyre janë në Tiranë, qyteti që mban vendin e parë për nivelin më të ulët të vaksinimit.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, konfirmon edhe raste të prekur me zgjebe në vendin tonë, ndonëse, sipas saj, nuk kemi të bëjmë me shpërthim masiv epidemiologjik.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik po monitorojnë situatën epidemiologjike në vend, ndërsa u bëjnë thirrje mjekëve të qendrave shëndetësore të raportojnë çdo rast të dyshuar me fruth apo zgjebe./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori