LAJMI I FUNDIT:

Epidemia e COVID-19 në Pekin është më e rënda deri më tani, autoritetet po tentojnë të gjejnë burimin – dëshmi se virusi mund të rikthehet në çdo kohë

Epidemia e COVID-19 në Pekin është më e rënda deri më tani, autoritetet po tentojnë të gjejnë burimin – dëshmi se virusi mund të rikthehet në çdo kohë

Deri javën e kaluar dukej sikur Pekini kishte harruar gjithçka për coronavirusin. Kryeqyteti kinez prej 55 ditësh nuk kishte raportuar për asnjë infeksion apo jetë të humbur, duke iu rikthyer normalitetit.

Kompanitë dhe shkollat u rihapën, punonjësit u rikthyen në vendet e tyre të punës, kurse transporti publik dhe parqet sërish u mbushën me njerëz, transmeton Telegrafi.

Megjithatë gjithçka ndryshoi gjatë javës së kaluar, kur u raportuan rastet e reja me COVID-19, e deri më tani janë regjistruar mbi 180 persona të infektuar me coronavirus.


Pekini për pak ditë ka arritur të futet pjesërisht në bllokadë. Autoritetet i kanë rikthyer masat kufizuese – kanë mbyllur shkollat, sheshet si dhe ua kanë ndaluar qytetarëve të largohen nga qyteti – e vetëm brenda 5 ditëve janë testuar rreth 365 mijë qytetarë.

Shpërthimi i coronavirusit në Pekin, që autoritetet e kanë quajtur një nga qytetet më të sigurta në këtë vend sa i përket kësaj çështje (coronavirusit), është një lloj rikujtese se si virusi mundet lehtë të rikthehet në vendet ku është menduar se është zhdukur.

Një histori e ngjashme ka ndodhur në Korenë e Jugut, që shumë e lavdëronin për shkak të veprimeve të duhura të ndërmarra me kohë për ta luftuar pandeminë e coronavirusit. Megjithatë, zbutja e masave, distanca sociale dhe rihapja e shkollave i ka hapur rrugë valës së dytë të coronavirusit.

Singapori gjithashtu u ka shërbyer si pikë reference në luftën kundër COVID-19, derisa në prill nuk shpërtheu vala e dytë e infeksioneve në mesin e punonjësve emigrantë që jetojnë në dhoma të vogla me nga dhjetëra persona.

Në Kinë vala e parë në pjesë më të mëdha është ndalur në fund të shkurtit. Por ishte përhapja në vendet e tjera të botës që ia vështirësoi punët Kinës, e cila mbylli kufijtë e saj për të huajt, duke vënë masa të rrepta të kontrollit nëpër aeroporte për të gjithë qytetarët kinezë që rikthehen dhe futeshin në karantinë.

Pavarësisht të gjitha masave, në verilindje të Kinës janë shfaqur infeksionet tek disa persona, por të gjitha rastet ishin persona që kanë ardhur nga jashtë. Megjithatë, epidemia aktualisht në Pekin është në gjendjen më të rëndë që ka qenë ndonjëherë, kurse autoritetet po vazhdojnë të gjejnë burimin.

“Kjo epidemi në Pekin sigurisht se nuk ka filluar në fund të majit apo në fillim të qershorit, por sipas të gjitha gjasave ka filluar një muaj më herët”, ka deklaruar për CNN, Gao Fu, zyrtarë i qendrës kineze për Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) duke shtuar se bëhet fjalë për raste asimptomatike apo me simptoma të lehta.

Wu Zunou, epidemiologu në CDC ka thënë se epidemia megjithatë është “nën kontroll”.

“Raste do të ketë nesër edhe pasnesër, por ato nuk janë raste të reja apo më mirë thënë infeksione të reja – bëhet fjalë për raste të zbuluara më tani por që janë infektuar më herët”, ka shtuar Wu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori