LAJMI I FUNDIT:

Enver Sekiraqa, para Gjykatës: Si u futa në shtëpi, gjeta mysafirë! (Video)

Enver Sekiraqa, para Gjykatës: Si u futa në shtëpi, gjeta mysafirë! (Video)

Të enjten, Enver Sekiraqës iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Por, Sekiraqa nuk qëndroi në shtëpi më shumë se 30 orë, pasi që ai u mor dhe u dërgua prapa grilave në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Kjo nën dyshimin se ai theu urdhrin e Gjykatës për arrestin shtëpiak.

Fotografia që e riktheu Enver Sekiraqën në burg (Foto)
Lexo po ashtu Fotografia që e riktheu Enver Sekiraqën në burg (Foto)

Të akuzuarin për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës, disa orë pas lirimit të tij e kishin vizituar dy persona që nuk janë të familjes së tij.

Në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë, i pandehuri e pranoi se nuk e ka lexuar urdhrin e Gjykatës dhe se nuk ka pasur kohë, sepse porsa ka hyrë në shtëpi ka gjetur mysafirë aty.


“Edhe pse nuk e kam bërë me qëllim, e pranoj fajësinë“, tha Sekiraqa para trupit gjykues.

Momenti kur Enver Sekiraqa rikthehet në burg (Video)
Lexo po ashtu Momenti kur Enver Sekiraqa rikthehet në burg (Video)

Gjykata ndërkohë, njoftoi se nuk do të vendos sot për masën e sigurisë në rastin e të akuzuarit për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.

Për këtë rast, Enver Sekiraqa është dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori