Një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë po e përjeton një kohë të pazakonshme këto ditë. Enver Petrovci po përpiqet të realizojë një film që trajton fatin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Por, filmi ‘Teuta’, me skenar të aktorit Enver Petrovci dhe regji të Murat Vala Dermanit, po rrezikon të kalojë në pronësi të shtetit turk, për shkak të mungesës të mjeteve financiare dhe mbështetjes institucionale nga pala kosovare. Krejt çfarë duhet të bëjë Kosova është të mbledh 100 mijë euro që është 10 për qind e buxhetit të përgjithshëm të filmit që do të kushtojë një milion euro.
Enver Petrovci ka rrëfyer në emisionin “Relaod” të RTV Dukagjinit poshtërimin që thotë se ka përjetuar nga Qeveria e Kosovës. Ka treguar se fillimisht shkoi tek Ministria e Kulturës dhe ministri i kishte thënë se nuk mundet me ligj të ndajë më shumë se 10 mijë euro, por i kishte rekomanduar që të shkojë tek kryeministri Isa Mustafa.
“Pas takimit me kryeministrin më ka telefonuar Vlora Dumoshi dhe më ka thënë se kryeministri është dakord t`i ndajë 70 mijë euro. Unë u falënderova shumë. Por, prej asaj dite Vlora nuk më është përjgigjur më kurrë në asnjë thirrje apo sms”, ka treguar aktori.
Kjo nuk e ka dekurajuar aktorin. Ai po kërkon nga qytetarët që të kontribuojnë me nga një euro duke telefonuar në një numër në VALA ose duke dërguar para në xhirollogarinë në dispozicion. Ndiqeni në linkun e mëposhtëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe