LAJMI I FUNDIT:

Enver Hasani sqaron procesin e zgjedhjes së presidentit: Pa 80 vota në kuti, nuk shkohet në raundin e dytë

Enver Hasani sqaron procesin e zgjedhjes së presidentit: Pa 80 vota në kuti, nuk shkohet në raundin e dytë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani thotë se deputetët kanë obligim kushtetues që të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti.

“Deputetët nuk mund të mungojnë pos me leje të kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Hasani në “Debat Plus”.

Hasani thotë se qysh në raundin a parë në kutinë e votimit duhet të jenë votat e 80 deputetëve.


“Nëse kandidati nuk i merr 80 vota pro, shkohet në raundin e dytë. Por nëse nuk janë 80 vota në kuti [kuorumi i 2/3 së deputetëve], procesi nuk vazhdon dhe brenda 60 ditëve nëse nuk vjen në rend ditë zgjedhja e presidentit përsëri, shkohet në zgjedhje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hasani ka thënë se kryetari  i ri i Kuvendit me automatizëm e merr postin e presidentit dhe e ushtron atë detyrë për aq ditë sa kanë mbetur.

“Kryetari i ri nuk e vazhdon detyrën e Osmanit, por e vazhdon atë kohë prej kur ka shkuar Hashimi në Hagë. Nuk vazhdohet ajo detyrë pasi nuk mund të ketë ushtrues të detyrës së ushtrueses së detyrës”, ka thënë ndër të tjera Enver Hasani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori