LAJMI I FUNDIT:

Enti Shtetëror për Revizion: MPB e Maqedonisë funksionin me disa parregullësi

Enti Shtetëror për Revizion: MPB e Maqedonisë funksionin me disa parregullësi

Enti Shtetëror për Revizion bëri kontroll në raportet financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për llogarinë e buxhetit bazë për vitin 2020, bashkë me revizion të përputhshmërisë.

“Me revizionin e bërë për vitin 2020, dhamë mendim me rezervë për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për përputhshmërinë e transaksioneve financiare me rregullativën përkatëse ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizorit.

Është konstatuar se të hyrat nga lëshimi i pasaportave, letërnjoftimeve, patentë shoferëve, lejeve të qarkullimit, targave dhe formularëve të tjerë nuk janë evidentuar sipas bazës mbi të cilën janë realizuar, thuhet në raportin revizor.


Revizorët rekomandojnë që të instalohet një evidencë analitike e të ardhurave sipas bazës mbi të cilën janë realizuar dhe të vendoset një mekanizëm kontrolli për ndjekjen e pagesave të bëra dhe formularëve të lëshuar.

“Në vitin 2020 është vendosur një mënyrë e porositjes së drejtpërdrejtë të targave nga SPB, pa lidhur kontrata individuale për porosinë mes Ministrisë dhe bartësit të prokurimit. Gjatë zbatimit të procedurës së prokurimit publik për përpunim dhe dorëzim të targave, nuk është siguruar konkurrencë e mjaftueshme ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe nuk është vendosur ndjekje e prokurimeve sipas sasive”, pohojnë nga Enti Shtetëror i Revizorit.

Për disa nga llogaritë e kontrolluara, EShR gishtin për përgjegjësinë ua drejton dy ministrave të të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskit dhe Naqe Çulevit.

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori