Enrique Iglesias tronditi ndjekësit teksa ndau një video në Instagram duke puthur një fanse gjatë një koncerti në Las Vegas të premten mbrëma (16 shtator).

Këngëtari, 47 vjeç, i cili është i martuar me gruan e tij, Anna Kournikova, 41 vjeçare, për më shumë se dy dekada, është parë duke i dhuruar një puthje të zjarrtë një fanseje në faqe - përpara se ajo të kthente kokën për ta puthur në buzë.


Artisti, i cili ka pasur shfaqje të vazhdueshme në Sin City, më vonë ndau klipin në llogarinë e tij në Instagram për ta parë 17.1 milionë fansat, duke shkruar: “Natën e së premtes në Las Vegas. Shihemi sonte”.

62527659 11224297 Locking lips Enrique Iglesias shocked fans as he shared a clip o a 3 1663497925952 Foto: Instagram

Megjithatë fansat ishin të shqetësuar se kjo nuk do të ishte mirë për gruan e yllit, pasi janë të martuar prej më shumë se 21 vitesh.

“A nuk do të mërzitet gruaja juaj?”, “Si e ka lejuar këtë?”, “Ai është i martuar zonjë” - kanë qenë disa nga reagimet në internet.

“Jam e sigurt që kjo nuk do t’i pëlqej gruas tuaj”, shkroi një tjetër përdorues në rrjete sociale.

Enrique u martua me Annan - një teniste - në 2001 dhe çifti kanë bashkë tre fëmijë: binjakët Nicholas dhe Lucy, katërvjeçarë dhe Mary dyvjeçare. /Telegrafi/

62528471 11224297 image a 69 1663495116145 Enrique me gruan e tij (Foto: Shutterstock)