Këngëtarja e njohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

Ajo pak më parë ka publikuar këngën e re të titulluar “Kunatat”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Tekstin e ka shkruar Abaz Selmani, kurse për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Rrahman Kryeziu.

Screenshot 10 12 Engjëllusha Salihu (Foto: YouTube)

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit ‘Vizion Media’.

Engji vjen me një paraqitje të mahnitshme në klip dhe tashmë këtë mund ta gjeni të plotë në YouTube.

Besohet se edhe ky projekt i artistes do pritet mirë nga fansat e publiku.

Salihu po ashtu këtë verë pas një pauze të gjatë do të rikthehet me ahengje muzikore. /Telegrafi/