96% e njerëzve ëndërrojnë të paktën një herë në ditë. Ne e shohim botën ndryshe dhe të gjithë kemi fantazitë tona
Mirëpo, ka disa tipare të përbashkëta që i bashkojnë të gjithë ëndërrimtarët.
Nuk po shkruajmë për ato ëndrrat që shohim me sy mbyllur, por për ato që i shohim kur jemi zgjuar: pra dëshirat tona/ gjërat që do të donim të na ndodhnin.
Ju mërziteni shpejt
Ata që kanë një punë të mërzitshme, kanë tendencën për të ëndërruar/fantazuar më shpesh. Kjo ndodh, sepse njerëzit përpiqen që të ndryshojnë rutinën e tyre më ëndrra më të bukura.
Mirëpo, ndodh, që ata mërziten kur kthehen në realitet, sepse e kuptojnë që asgjë nuk është si në ëndërr, por e kundërta e presin 100 punë.
Mund të keni probleme me leximin
A keni përjetuar ndonjëherë ëndërrime, teksa keni qenë duke lexuar? Sytë tuaj lexojnë fjalët, por mendja është gjetkë dhe për rrjedhojë duhet ta rilexoni materialin, pasi nuk mbani mend se çfarë keni lexuar.
Kjo është një nga të metat e ëndrrave ditën, sipas shkencëtarëve, pasi e bën më të vështirë kuptimin e informacionit që po lexojmë.
Mund të vuani nga humbja e kujtesës
Ju mund të vuani nga humbja e kujtesës, nëse ëndërroni vazhdimisht. Nëse do të ëndërroni për gjërat që mund të ndodhin pas 3 vitesh, do ta keni shumë të vështirë për të kujtuar gjërat e së tashmes.
Ju bëheni të varur pas ëndrrave
Disa njerëz janë zhytur aq shumë në këto ëndrra të gjalla, saqë vuajnë nga ëndërrimi i gabuar. Kjo mund të ndërhyjë në funksionimin e tyre normal dhe madje të zëvendësojë komunikimin me njerëzit e vërtetë.
Ata që fantazojnë shumë, duke shpenzuar deri në 60% të orëve të tyre të zgjimit duke e bërë atë, mund të zhvillojnë një varësi të sjelljes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes