LAJMI I FUNDIT:

Ëndrra vazhdon! Koleksioni i ri i Chanel nuk duhet humbur

Ëndrra vazhdon! Koleksioni i ri i Chanel nuk duhet humbur

Koleksioni i ri i vjeshtë-dimër 2019-2020 konfirmoi edhe një herë se Chanel do të mbetet gjithmonë një markë me vlera të padiskutueshme në fushën e modës

Gjithashtu, edhe Virginie Viard do të jetë një talent që do të ketë rrugë të gjatë në drejtimin e saj.


Pas të gjitha komenteve skeptike në lidhje me vazhdimësinë dhe suksesin e Chanel, me këtë koleksion Viard bëri të qartë se trashëgimia e shtëpisë franceze të modës do të mbetet 100% e ruajtur.

Pikërisht kjo është arsyeja pse ajo ka zgjedhur të rikrijojë në vend të krijimit të risive që të gjithë prisnin…

Le të nisim me pëlhurat e përdorura: stofi, si materiali tipik i përdorur historikisht nga Chanel, është risjellë nëpërmjet fustaneve e kostumeve me prerje në bel dhe xhaketave ikonë, që marka ka sjellë ndër vite me koleksionet e saj.

Puplat e holla, të vendosura në të gjitha tipet e veshjeve, vijnë të frymëzyara nga vitet 60′ duke sjellë një stil të ri, të kombinuar me mëngë të gjera në material tafta…

Viginie Viard ka nderuar trashëgiminë që i është dhënë edhe nëpërmjet siluetave dhe stilit të të veshurit, fundet treçerekëshe e me volum, xhaketat e këmishat vende-vende transparente nuk munguan në këtë pasarelë.

Surpriza e këtij koleksioni të Chanel ishte pikërisht “fustani i nusërisë”, i veshur nga Vittoria Ceretti, bluzë e pantallona në ngjyrë pudër e në material saten, e kombinuar me xhaketë në po të njëjtën ngjyrë dhe me pupla të vendosura në mënyrë horizontale, një nuse në kohën e martesave sekrete në Las Vegas.

Për Chanel, ëndrra vazhdon dhe Viard mban me vete çdo leksion të mësuar nga Karl Lagerfeld duke theksuar edhe një herë shprehjen: “Moda shkon e vjen, stili mbetet”…

/Telegrafi/