Ëndrra e çdo shoferi, YouTuberi me një rezervuar përshkoi me BMW Serie 7 mbi 1.800 kilometra – udhëtoi nga Londra në Madrid

YouTuberi, Joe Achilles ka treguar se BMW-ja me vetëm një rezervuar të mbushur me naftë, mund të përshkoj rrugëtimin nga Londra drejt Madridit, pa pasur frikë se kjo veturë mund të mbetet pa derivate.
I njëjti YouTuber, simuloi rrugëtimin nga Londra për në Barcelonë gjatë vitit 2021. Për shkak të një sërë kufizimesh, ka mundur të vozit vetëm nëpër Angli, por përshkoi të njëjtën distancë për ta përshkruar mirë.
Në fund me vetëm një rezervuar prej 80 litrave arriti të përshkojë 1.440 kilometra. Tani ka vendosur që këtë rekord ta thyej, dhe në praktikë të tregojë se sa ekonomik mund të jetë vetura me naftë, transmeton Telegrafi.
Rolin kryesor sërish e ka pasur BMW Serie 7 me gjashtë cilindra me naftë, e caku ishte Madridi. Kësaj radhe udhëtimi u realizua në të vërtetë nga Londra deri në kryeqytetin spanjoll.
Në Francë u futën me një shpenzim mesatar prej 4.6 litra në 100 kilometra, duke kombinuar motin e mirë dhe faktin se në rrugë nuk ka pasur trafik të dendur, e deri në kufirin e Spanjës shpenzimi ka rënë në 4.2 litra në 100 kilometra. Tërë rrugëtimin janë mundur të lëvizin me një shpejtësi prej rreth 100 kilometra në orë.
Pas 22 orëve udhëtim dhe 1.650 kilometra të përshkuara, arritën në Madrid. Në atë moment, mbeti derivat mjaftueshëm që vetura të kalojë edhe 154 kilometra tjera – kështu që u konstatua se me një rezervua mund të përshkohen mbi 1.800 kilometra.
Besoni apo jo, mesatarja e shpenzimit të kësaj limuzine luksoze me motor që prodhon 260 kuaj-fuqi, në autostradë ishte 4.4 litra në 100 kilometra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Fiat: Po përgatisim një tjetër Panda

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Të gjithë i kishin, konsideroheshin simbol luksi dhe befasisht u zhdukën nga tregu – historia e gomave me vijë të bardhë

Volkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini
Shitet vetura më e shpejtë në SHBA për një çmim marramendës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës