Nga Shadërvani i Prizrenit, vendi simbol i historisë, kulturës dhe bashkëjetesës sonë, vjen thirrja e Endrit Zogaj për të gjithë qytetarët e Prizrenit që besojnë në punë, në zhvillim dhe në vazhdimësi.

"Nga zemra e Prizrenit tonë të dashur, me vullnet, me besim dhe me përkushtim të palëkundur për t’iu shërbyer me nder, ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Të dielën, më 12 tetor, ju ftoj që në listën e vetme të punës e rezultateve PDK 191 të votoni për numrin 28".


Endrit Zogaj shpreh bindjen se Prizreni ka nevojë për vazhdimësinë e punëve të mira dhe për forcimin e besimit në institucionet lokale, si themel për një zhvillim të qëndrueshëm.

"Ta çojmë deri në fund misionin tonë me sukses! Prizrenit i duhet vazhdimi i punëve, transparenca dhe përkushtimi për çdo lagje, çdo familje e çdo qytetar. Vota juaj për ne është votë e besimit për punën e bërë dhe garanci për edhe më shumë rezultate në katërvjeçarin e ardhshëm".

Me këtë thirrje, Zogaj fton qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të besojnë në vizionin që ka garantuar zhvillim dhe stabilitet.

"Votoni PDK 191 dhe numrin 28 në listën fituese sepse Prizrenit i duhet vazhdimësia, besimi dhe puna e ndershme që e çon qytetin tonë përpara", ka bërë thirrje Zogaj.