Endrit Zogaj, kandidat për Asamblenë Komunale nga radhët e PDK-së, thekson se lista e tij nuk është në garë vetëm për partinë, por për çdo qytetar pa dallim.

“Nëse duan këtë qytet me zemër dhe një kryetar të ndershëm e kompetent që qeveris me dinjitet dhe integritet, është vetëm një adresë: PDK 191, Shaqir Totaj,” u shpreh Zogaj, duke nënvizuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për zhvillimin e Prizrenit.


Ai bëri thirrje që qytetarët ta përkrahin këtë vizion të përbashkët për një qytet më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë./Telegrafi/