Aksidentet kanë filluar të bëhen diçka e zakonshme pothuajse në çdo vend të botës, por një i fundit është bërë viral në internet. Rasti më i shpejtë i shkatërrimit të një veture sportive – Mustang është publikuar në një video amatore.

Aty gjithçka zhvillohet shumë shpejtë – shoferit i duhen pak sekonda që veturën që ende pa dalë në rrugë që ta përplas në dyert e garazhit, transmeton Telegrafi.

Me të ndezur motorin, i riu kishte përplasur veturën e babait në dyert e garazhit. Ai duket se nuk kishte pasur përvojë me ndërruesin manual të shpejtësive, dhe as që e kishte ditur që është në shpejtësi. E në momentin që e ndezi motorin, vetura fluturoi drejt dyerve.

Sikur kjo të mos mjaftonte bëhet fjalë për veturën Shelby GT350R, që ka një motor tejet të fuqishëm prej 5.2 litrave V8 që prodhon 534 kuaj-fuqi dhe shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 3,9 sekonda. Çmimi fillestar i kësaj veture është 74 mijë dollarë. /Telegrafi/