LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk ka marrëveshje mes Interit dhe PSG-së për Skriniarin

Ende nuk ka marrëveshje mes Interit dhe PSG-së për Skriniarin

Interi dhe Paris Saint-Germain thuhet se ende kanë arritur një marrëveshje për mbrojtësin sllovak, Milan Skriniar.

Reprezentuesi sllovak duket se është në prag të bashkimit me gjigantët e Ligue 1, por negociatat kanë vazhduar prej disa javësh.

Skriniar tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët e PSG dhe kontrata e tij skadon në qershor 2023.


Tani ose kurrë, Interi i jep ultimatum PSG-së për Skriniarin
Lexo po ashtu Tani ose kurrë, Interi i jep ultimatum PSG-së për Skriniarin

Nerazzurrët duhet të shesin një nga yjet e tyre gjatë verës, duke fituar të paktën 60 milionë euro nga shitjet në afatin kalimtar të verës.

Gazeta L’Equipe raportoi në mëngjes se dy klubet kishin arritur një marrëveshje për çmimin e mbrojtësit, kështu që Skriniar do të transferohej në Parc des Princes për 60 milionë euro plus 5 milionë euro tjera bonuse.

Megjithatë, sipas Sky Sport Italia, dy klubet ende nuk kanë rënë dakord për tarifën e transferimit të lojtarit dhe negociatat janë ende në vazhdim.

Mediumi italianë pranon se Interi ka ulur kërkesat e tyre dhe mund të shesë Skriniar për 65-70 milionë euro në vend të 80 milionë euro që ishte çmimi i tyre fillestar. /Telegrafi/