Vazhdon paqartësia se çfarë epilogu do të merr ndërtimi i kryqit në Komunën e Butel. Nga BDI zotohen se do t’i përcjellin rrugët institucionale për ta ndaluar ndërtimin e kryqit, për faktin se e cilësojnë si jo legal, ndërkaq nga ana tjetër Komuna e Butelit kërkon mbështetje nga MPB për të krijuar kushte për ndërtimin e kryqit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Komisioni i formuar nga ana e BDI-së për ta vazhduar luftën institucionale për ndalimin e kryqit në Butel ka bërë kërkesë për mbikëqyrje të jashtëzakonshme deri te Këshilli i Inspektorateve, te Inspektorati shtetëror për urbanizëm dhe ndërtimtari, te Inspektorati i Ministrisë së vetëqeverisjes lokale dhe në vet Ministrinë, si dhe Sekretariati administrativ shtetëror.
Në deklaratën e tij për Portalb, këshilltari i BDI-së në Butel, Naim Saliu vërteton se dy sekretariate veçmë kanë kthyer përgjigje.
“Sipas përgjigjeve të letrave nga Inspektoratet, duhet të vendosë Ministria e vetëqeverisjes lokale. Në konsiderojmë se ndërtimi i kryqit nuk është normë ligjore, e gjitha është antiligjore”, tha Naim Saliu.
Konkretisht, nga Këshilli i inspektorateve dhe Sekretariati i administratës shtetërore gishtin e kanë drejtuar ka Ministria e vetëqeverisjes lokale, gjegjësisht Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale.
“Këshilli i inspektorateve në përputhje me Kërkesën tuaj ka dërguar urdhër deri te Inspektorati shtetëror administrativ dhe te Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale. Duke pasur parasysh se nuk bëhet fjalë për objekt ndërtimor të kategorisë së parë, në vend se Inspektorati shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm, Këshilli i inspektorateve ka kërkuar nga Komuna Butel të sigurojë inspektor kompetent ndërtimor, që është i autorizuar për realizimin e mbikëqyrjes së inspektoratit mbi objektin e këtij lloji. Pas realizimit të mbikëqyrjes nga institucionet e lartpërmendura Këshilli i Inspektorateve do të ju informojë me raport shtesë”, shkruhet në letrën e Këshillit të inspektorateve drejtuar këshilltarëve të BDI-së në komunën e Butelit, Naim Saliu dhe Ardian Bunjaku.
“Mbikëqyrje për procesin e sjelljes dhe mbikëqyrjes së ligjshmërisë së proceseve të Komunës kryen Sekretariati shtetëror për vetëqeverisje lokale”, porosisin nga Sekretariati administrativ shtetëror. Nga aty arsyetohen se pse nuk mund ta bëjnë mbikëqyrjen e jashtëzakonshme, që e kërkojnë nga BDI. Sekretariati shtetëror për vetëqeverisje lokale është pjesë e Ministrisë së vetëqeverisjes lokale.
Kujtojmë se me Ministrinë e vetëqeverisjes lokale udhëheq Lirim Shabani, kuadër i BDI-së. Edhe pse është insistuar të merret përgjigje nga i njëjti për t’u sqaruar rreth çështjes, ministri nuk u është përgjigjur thirrjeve. Nga zyra e tij për marrëdhënie me publikun na kanë thënë se ai është në një takim dhe se në moment kur të del nga takimi do të kenë përgjigje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare