Javën që po lëmë pas kishte një përplasje verbale ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeprokurorit Blerim Isufajt.
Derisa Kurti theksoi se edhe tre muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, Prokuroria ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, Isufaj të premten në një konferencë për media tha se kjo çështje nuk është e Kurtit dhe sipas tij Prokuroria ngrit aktakuza kur ka prova.
Ndërkaq, po të premten u mbajt ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj.
Tre muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, Kurti shpreh shqetësimin pse prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë
Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti është shprehur i shqetësuar pse prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Kurti para mediave ka thënë se tre muaj pas sulmit terrorist, prokuroria ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, transmeton Telegrafi.
“Ka pa numër fakte, dëshmi, pra të mjaftueshme për të ngritur aktakuza, Ky vit ishte vit i sulmeve kriminale, ka shpërputhje midis informacionit, fakteve dhe aktakuzave në anën tjetër. Dhe, ky hendek nuk mund të mbushet nga Qeveria, i takon Prokurorisë, unë jam për të ndihmuar, dhe ata për të punuar”, theksoi kryeministri.
Kryeministri në një konferencë për media ka dhënë detaje të reja mbi sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se Serbia po planifikon sulme të reja ndaj vendit tonë.
U kritikuan nga Kurti se nuk po ngrisin aktakuza për sulmin në Banjskë, kryeprokurori Isufaj thotë se nuk është çështje e kryeministrit
Prokuroria Speciale ka mbajtur të premten konferencën vjetore, ku ka folur kryeprokurori Blerim Isufaj.
Kryeprokurori Isufaj u pyet nga gazetarët lidhur me kritikat e kryeministrit Albin Kurti pse ende nuk ka asnjë aktakuzë lidhur me sulmin që ka ndodhur në Banjskë, transmeton Telegrafi.
Isufaj u shpreh se prokuroria ngrit aktakuza kur ka prova, dhe se kjo çështje nuk i takon kryeministrit Kurti.
“As nuk dua të komentoj, nuk është çështje e tij. Ne i ngrisim aktakuzat kur kemi prova, nuk mundet askush të na tregojë kur të ngrisim aktakuza”, pohoi ai.
Shtetit iu shtuan edhe 325 ushtarë të rinj
Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, të premten u mbajt ceremonia e betimit dhe certifikimit për 325 ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të gjeneratës 02-2023.
Në këtë ceremoni morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandanti i KFOR-it, gjeneral Federico Bernacca, ushtarakë ndërkombëtarë, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, oficerë të lartë të FSK-së, drejtues komunalë dhe familjarë të ushtarëve të rinj.
Para ushtarëve, udhëheqësit e shtetit u shprehen krenar me ushtarët e rinj.
Presidentja Osmani në fjalimin e saj tha se ushtarët filluan rrugëtimin me shumë sfida për mbrojtjen e atdheut.
“Ndjehem e lumtur që në këtë ceremoni të veçantë ndajmë së bashku emocionet e festës dhe kurorëzimit të suksesit të madh të 325 djemve e vajzave tona të gjeneratës 2023 të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dashur ushtarë jam krenare që sot do të mbani uniformën e forcave tona jam krenare që jeni trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke filluar rrugëtimin tuaj me plot sfida në mbrojtjen e atdheut tonë të dashur republikës së Kosovës, ju duke përvetësuar mësime dhe trajnime jeni formësuar dhe zhvilluar në ushtarak dhe karakter që përvetësojnë idealet e shenjta të detyrës nderit dhe atdheut, të ndërlidhura me vlerat dhe standardet me të larta të ushtarakëve të vendeve anëtare të NATO-s”, tha Osmani.
Osmani duke iu drejtuar ushtarëve bëri thirrje për besnikëri ndaj detyrës për mbrojtjen e atdheut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!