LAJMI I FUNDIT:

Emocionet e Ligës së Kampionëve, më të forta se kurrë në Kujtesa

Emocionet e Ligës së Kampionëve, më të forta se kurrë në Kujtesa

Dy muaj kanë kaluar që nga shorti i fazës së 16 të Ligës së Kampionëve dhe kompeticionit më të madh Evropian do të rifillojë më në fund këtë javë me katër ndeshje gjatë të martës dhe të mërkurës.  Tottenham Hotspur përballet me Borussia Dortmundin në stadiumin Wembley dhe Ajax kanë perballë kampionin e Evropës Real Madrid të mërkurën.

Kujtesa Sport, do të transmetoj ekskluzivisht edhe për 3 vite rresht më të mirët e botës, UEFA Champions League dhe Europa League. Për herë të parë, pas një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në dhjetor 2018, Video Assistant Referees (VAR) do të përdoren në Ligën e Kampionëve nga sot.

Ajax vs Real Madrid


Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Pushimi i Eredivise nuk i ka bërë mirë Ajax, të cilët kanë probleme te vazhdueshme në mbrotje. Ata barazuan 4-4 kundër Heerenveen pasi kaluan në epërsi 3-1, ata u shtypën 6-2 nga Feyenoord dhe humbën 1-0 fundjavën e kaluar kundër Heracles.

Nga loja e fundit e Champions League Real Madrid ka akumuluar 10 fitore, dy barazime dhe dy humbje, dhe gjithashtu fitoi për herë të tretë radhazi Kupën e Botës për ekipe. Los Blancos kanë parë Vinicius Junior – një figurë kyçe në ringjalljen e tyre – i cili ka shënuan katër gola dhe asistuar nëntë në 1,220 minuta të aksionit.

Tottenham vs Borussia Dortmund

Tottenham do të jetë pa dy lojtarët më të mirë të ekipit, Harry Kane dhe Dele Alli. Megjithëse janë eliminuar nga Kupa Carabao dhe FA Cup, ata kanë arritur të qëndrojnë në pozitën e tretë në Premier League.

Ndërkohë, Borussia Dortmund kryeson në Bundesliga, pesë pikë larg Bayern Munich. Ata janë përballur me probleme në mbrojte pasi kanë pranuar shtatë gola, gjë që ka çuar në tre barazime të njëpasnjëshme, një prej të cilave ishte eliminimi i DFB-Pokal nga Werder Bremen. Marco Reus do të mungoj në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit.

Për më shumë, analizat sportive mund t’i ndiqni në Studio të UEFA CHAMPIONS LEAGUE para ndeshjeve në ora 20:00 dhe pas ndeshjeve në ora 23:00, në KSPORT 1 dhe T7; emision i cili realizohet nga Kujtesa.

Sportin do ta mbani në mend gjithmonë përmes Kujtesës!

artikull i sponsorizuar

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori