Golashënuesi i vetëm i Kosovës në fitoren ndaj Lituanisë, Muharrem Jashari, ka deklaruar se është shumë i lumtur që u arritën tri pikë.

Jashari u përjashtua nga loja me karton të kuq pak para mbylljes së pjesës së parë.


Ai foli për emocionet, ndërsa ka falënderuar bashkëlojtarët për fitoren dhe trajnerin për besimin.

Kosova Lituania1 Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

“Emocion shumë i veçantë, i papërshkrueshëm. Më shumë jam i lumtur për fitoren. I falënderoj jashtëzakonisht bashkëlojtarët që u angazhuan në pjesën e dytë. Kishin barrë shtesë pasi ishin me një lojtar më pak”.

“Ndoshta kam menduar se nuk është as karton i verdhë. E kam prekur pak në këmbë, por për mua nuk ishte karton i kuq. Kemi luajtur shumë mirë taktikisht. E kemi analizuar kundërshtarin. Nuk është pozita ime e zakonshme, kjo në krahun e majtë, por e kam luajtur edhe më parë. E falënderoj trajnerin që më ka dhënë besimin”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, Jashari ka treguar se ka luajtur në krahun e majtë te Trepça ’89 dhe pak te Drita dhe e njeh atë pozitë.

“I gjithë rrugëtimi nuk ishte i lehtë. Jam shumë i lumtur me gjithë lojtarët, me gjithë stafin, për këto katër ndeshje që isha i grumbulluar. Golin ia dedikoj familjes sime”, deklaroi Jashari. /Telegrafi/

telegrafi sport app