LAJMI I FUNDIT:

Emiratet Arabe dhurojnë 3 milionë euro për të prekurit e tërmetit

Emiratet Arabe dhurojnë 3 milionë euro për të prekurit e tërmetit

Emiratet Bashkuara Arabe janë solidarizuar me Shqipërinë, e cila është duke përjetuar një situatë mjaft të rëndë, ku shumë persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Agjencia e lajmeve të Emirateve të Bashkuara ka dhënë lajmin se do të dërgojë 3 milionë euro në ndihmë të të prekurve.


“Përmes shoqatës së saj humanitar, Gjysmë Hëna e Kuqe e Emirateve, Emirat e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihma urgjente me vlerë 3 milion euro”-thuhet në postimin në “Twitter”.