LAJMI I FUNDIT:

Emir Sahiti që luan te Hajduku i Splitit, i bashkohet Kosovës

Emir Sahiti që luan te Hajduku i Splitit, i bashkohet Kosovës
Foto: ffk.com

Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti ka vendosur që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

Ai, pas takimit të sotëm me presidentin Agim Ademi, e ka nënshkruar shkresën nëpërmjet të cilës do t’i kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për t’u paraqitur në fanellën e Dardanëve. Sahiti është sulmues anësor dhe aktualisht është duke kaluar formë shumë të mirë në kampionatin kroat.

Në këtë edicion ai ka luajtur në 18 ndeshje me Hajdukun, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës, teksa ka kontribuuar me 2 gola dhe 2 asistime.


Foto: ffk.com

Emir Sahiti në të kaluarën ka luajtur për ekipin Kombëtar të Shpresave të Shqipërisë, kurse tani dëshira e tij është që ta përfaqësojë Kosovën.

Presidenti Ademi e përgëzoi Emir Sahitin për vendimin e marrë dhe i shprehu mirëseardhje në kampin e Dardanëve, me shpresë që viti 2022 do të jetë vit i sukseseve të përbashkëta.

Ndërkaq, Emir Sahiti u shpreh i lumtur që po i jepet mundësia që ta japë kontributin e tij për Përfaqësuesen e Kosovës, teksa theksoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe të japë maksimumin qoftë në fanellën e klubit të tij, e në të ardhmen edhe në fanellën e Dardanëve.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

La Liga
Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Ligat tjera
Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

La Liga
Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Ligat tjera
Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

La Liga
Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

La Liga
Kalo në kategori