Prej se depërtoi fuqishëm në skenën botërore nga paraqitja në klipin “Blurred Lines” të Robin Thicke, Emily Ratajkowski ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Gjatë fundjavës, modelja ka tërhequr sërish vëmendje gjatë pjesëmarrjes në festën e Vogue në kuadër të Javës së Modës në Paris.


emily

26-vjeçarja është kujdesur që t’i lë pak vend imagjinatës me veshjen e saj, ndërsa fotografitë kanë arritur menjëherë në faqet rozë.

Për këtë eveniment, si zakonisht, Emily vuri në plan të parë figurën e saj të njohur trupore.

Ajo kishte veshur një këmishë të bardhë klasike dhe të madhe në formë fustani.

emily1

Në pjesën e sipërme, këmisha ishte e hapur, ndërsa nën të nuk kishte veshur jelekë.

Kjo bëri që pjesa e gjoksit t’i ekspozohej mjaft shumë duke vënë në pah një pjesë të aseteve të saj.

Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga dukja e Ratajkowskit në festën e Vogue. /Telegrafi/

emily4

emily6

emily7

emily7a

emily8

emily9