LAJMI I FUNDIT:

Emily Ratajkowski shfaqet në publik me një fustan të zi pasi njoftoi për shtatzëninë

Emily Ratajkowski shfaqet në publik me një fustan të zi pasi njoftoi për shtatzëninë

Pak orë pas zbulimit të shtatzënisë, Emily Ratajkowski u fotografua në publik. 

Modelja dukej sikur dilte drejt nga faqja e një reviste, dhe me kombinimin që kishte zgjedhur menjëherë filloi të bëhet inspirim mode për nënat që janë në pritje të ëmbël.


Ratajkowski kishte veshur një fustan të gjatë të zi me prerje që theksoi barkun e saj të rrumbullakosur, i kombinuar me çizme të kuqe të gjata.

Emily zbuloi gjithashtu në një intervistë për revistë Vogue se ajo dhe burri i saj u thanë miqve: “Ne nuk do ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe atëherë do të na e bëjë të ditur vet”.

Përveç intervistës, Emily dhe revista Vogue krijuan së bashku një video shumë të bukur dhe emocionuese. /Telegrafi/