LAJMI I FUNDIT:

Emily Ratajkowski mahnit e veshur me një pallto dhe minifund me stampim zebre

Emily Ratajkowski mahnit e veshur me një pallto dhe minifund me stampim zebre

Së fundmi Emily Ratajkowski publikoi një koleksion me ese të fuqishme në një libër të quajtur “My Body”.

Modelja dukej mahnitëse me një minifund me stampim zebre dhe një pallto të ngjashme teksa po shkonte në Battersea Arts Center për të diskutuar mbi librin e saj të shtunën mbrëma.


Modelja 30-vjeçare u shfaq në një ekspozitë në Festivalin WOW: Shameless në Londër, teksa doli me një palë çizme të kuqe.

Emily shfaqi ndjenjën e saj të mprehtë të stilit në pallton me stampim zebre, të cilën e vendosi mbi një bluzë klasike të zezë.

Ajo ka kombinuar pamjen me një kapelë të madhe të zezë me gëzof dhe ka shtuar ngjyrë me çizmet me takë.

Modelja theksoi bukurinë e saj natyrale me një shkëlqim buzësh të pastër dhe një përzierje skuqësi dhe bronzi në lëkurën e saj.

Emily tregoi këmbët e saj të gjata ndërsa po dilte nga makina e saj përpara se të shkonte në vendin e ngjarjes për një bisedë rreth librit “My Body”. /Telegrafi/