Krim horror në Larisa. Denis Zaka vrau dhe varrosi të afërmin për një fjalë goje dhe u tha familjarëve se e kishin vrarë elbasanllinjtë. Thotë të vërtetën në hetuesi.
Ndërsa u përpoq të fsheh gjurmët e krimit duke ngritur alibi pranë familjarëve dhe të afërmve të viktimës, se vrasja është kryer nga persona endacakë, të ardhur nga Shqipëria, të cilët sipas fantazisë së tij ishin me origjinë nga Elbasani.
Vladimir Murrizi nga fshati Shën e Premte i Lushnjës, është viktima, ndërsa autori i dyshuar është kushëriri i parë i tij, i quajtur Denis Zaka.
Të dy të afërmit ishin emigrantë në Greqi dhe punonin si ruajtës të tufave me të imta, në fshatin Ksioneri të Larisës.
Natën e krimit, viktima dhe autori i dyshuar ishin takuar me njëri-tjetrin. Takimi është kryer në një lokal të fshatit të sipërpërmendur.
Pasi kanë konsumuar pije alkoolike, ata kanë thurur bashkë një plan për të kryer vjedhje të një kose bari, mjet bujqësor që i nevojitej në Shqipëri familjes së viktimës.
Gjatë rrugës, mes bisedave të nxitura edhe nga avujt e alkoolit, autori i dyshuar, si një “dashamirës” ndaj kushëririt i ka rrëfyer atij se, bashkëshortja, që jetonte në fshatin Shën Premte, nuk i ka qëndruar besnike. Kaq ka mjaftuar që gjakrat të ndizeshin dhe mes dy kushërinjve të niste edhe përleshja.
Mjetet që ata kishin marrë me vete, një levë hekuri viktima dhe një thikë autori i dyshuar, nuk u vunë në përdorim për të justifikuar “mbrojtjen” gjatë vjedhjes, por ndaj njëri-tjetrit. Viktima nuk e priti mirë akuzën ndaj familjes së tij.
Rrëfimi
Sipas të dhënave të marra nga intervista e dhënë pranë oficerëve të policisë gjyqësore, nga autori i dyshuar, thuhet se viktima jo vetëm nuk e ka përtypur këtë ofendim, por është sulur ndaj autorit të dyshuar, duke e qëlluar këtë të fundit me levë.
Gjatë përleshjes mes të dyve, në një nga rrugicat në periferi të fshatit, në afërsi të një masivi pyjor, autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë mbi viktimën.
Pasi ka parë se kushëriri ka ndërruar jetë në duart e tij, për shkak të plagëve të marra nga goditjet vdekjeprurëse, në pjesën e djathtë të barkut, Denisi ka tërhequr trupin e pajetë në një pjesë të kodrave afër stanit ku ai punonte, në mes të pyllit dhe e ka mbuluar atë, nën tokë, me dhe`, për të humbur gjurmët.
Ngjarja ka ndodhur në datën 3 gusht.
Të nesërmen, në orët e para të mëngjesit, ai është nisur sërish në drejtim të vendit të ngjarjes.
Siç pohojnë burime nga policia fierake, duke cituar rrëfimin e autorit Zaka, rikthimi kishte për qëllim vërtetimin e faktit, nëse ngjarja kishte ndodhur në të vërtetë, apo kishte qenë thjesht një vegim i shkaktuar nga efekti i pijeve. “Vetëm kur pashë, pas gërmimit të dheut se brenda në gropë ndodhej trupi i Ladit, kuptova krimin që kisha kryer”-ka pohuar ai mes të tjerash para inspektorëve kriminalë.
“Atëherë u shokova. Nuk dija se çfarë të bëja. Mora telefonin e tij dhe telefonova në Shqipëri, duke thënë se isha Vladimiri. Pastaj shkatërrova telefonin si aparat dhe prisha kartën SIM. Nuk dija çfarë të mendoja më parë dhe se si duhej të veproja për të mbuluar vrasjen”- ka thënë ai.
“U nisa në Shqipëri dy ditë pas ngjarjes. Nuk kam fjetur dhe kam qenë shumë i tronditur. Rrugës kam menduar se çfarë do t’u thoja prindërve të Vladimirit. Vendo sa të thoja se ai ishte vrarë nga disa emigrantë shëtitës nga Elbasani. Mbërrita në Shqipëri dhe shkova drejt e në shtëpinë e kushëririt, në Shënpremte. I tronditur dhe me lotë ndër sy iu tregova se Vladimiri ishte vrarë nga dy persona nga Elbasani. Në shtëpinë e tij u hap kuja. Të gjithë qanin. Kur e pashë se çfarë po ndodhte dhe qarjet që nuk reshtnin, u rëndova me shumë. Vendosën që të shkonim në polici dhe të denonconim vrasjen. Pranova të isha dëshmitar për këtë vrasje. Në polici erdha së bashku me babanë e Vladimirit, Mersinin. Aty kallë- zuam krimin dhe kërkuam ndihmën e policisë… Unë nuk doja ta vrisja. Përkundrazi. Më qëlloi me levë dhe u mbrojta”.
Policia
Më datë 7 gusht, Zaka së bashku me të atin e kushëririt të tij (të vrarë) Mersinin, kanë mbërritur pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Fierit. Mersin Murrizi, babai i viktimës ka denoncuar pranë oficerëve të policisë se djali i tij, Vladimiri, është vrarë në Greqi dhe, sipas dëshmitarit në këtë ngjarje Denisit, vrasja është kryer nga dy shtetas nga Elbasani. Pasi kanë marrë kallëzimin e babait të viktimës, specialistët antikrim në këtë drejtori kanë nisur të marrin denoncimin e dëshmitarit Zaka.
Hetimet
Zaka ka sjellë para policisë gjithë dinamikën sipas tij të vrasjes së kushëririt. Por gjatë seancës së pyetjeve të kryera nga specialistët antikrim, ai ka krijuar dyshime, që kanë nisur të rëndonin situatën e tij.
Përballë dyshimeve, mospërputhjeve në rrethana dhe kontradiktave mes dëshmive, inspektorët kanë hedhur dyshime të forta se autori mund të ishte vetë denoncuesi, në rolin e dëshmitarit të sjellë nga familja e viktimës.
Nga ana e vet policia fierake nisi menjëherë hetimet. Pas përcaktimit të një piste të re dyshuese për autorësinë e kësaj vrasjeje, policia mori në pyetje disa persona, që kishin dijeni për veprën penale.
Nga ana tjetër hetimet u shtrinë edhe në këqyrjen e telefonave, tabulateve, sms-ve pa lënë mënjanë edhe rrjetet sociale, të përdorura nga ana e shtetasit Zaka. Policia duke zbardhur gjithë dinamikën e komunikimeve të tij përgjatë ditëve para dhe pas ndodhjes së krimit, mori sërish në pyetje shtetasin Denis Zaka.
Në seancën e re të pyetjeve, u vu re një mospërputhje mes fakteve, thënieve të tij, por edhe tabulateve telefonikë, gjë që çoi specialistët të ngulmonin në hetimin e tyre në një pistë të vetme; atë të vrasjes së Vladimir Murrizit nga kushëriri i tij Zaka. I vendosur përballë provave të sjella nga ana e policisë, ai pranoi vrasjen. Dhjetë orë pas denoncimit të bërë nga familja Murrizi për vrasjen e djalit në Greqi, policia zbuloi se vrasësi ishte pikërisht kushëriri i tij.
Ai që pranoi të ishte dëshmitar i ngjarjes, rezultoi të ishte autori i krimit.
Denisi dha pastaj shpjegime të hollësishme për mënyrën se si e kishte kryer krimin, mjetin që kishte përdorur për të vrarë kushëririn e vet, si dhe vendin ku e kishte fshehur kufomën në Greqi.
Policia fierake pas një bashkëpunimi me Interpolin dhe policinë greke i dërgoi asaj të dhë- na të mjaftueshme për këtë vrasje, duke përcaktuar edhe vendin ku ndodhej i groposur trupi i viktimës.
Autoritetet greke arritën të gjejnë të groposur trupin e viktimës, pikërisht në vendin ku rrëfeu kush- ëriri vrasës, përballë uniformave të policisë shqiptare. Denis Zaka tashmë akuzohet nga drejtësia shqiptare për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Autori dhe viktima ishin kushërinj të parë me njëri-tjetrin. /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje