LAJMI I FUNDIT:

Emigrantët të vendosur për të hyrë në Britani të Madhe: “Do të provojmë edhe 200 herë” (Video)

Emigrantët të vendosur për të hyrë në Britani të Madhe: “Do të provojmë edhe 200 herë” (Video)

Të shtyrë nga kushtet vështira materiale dhe ndasitë fetare, shumë emigrantë po rrezikojnë të kalojnë nëpër kanalin Calais të Francës, që të hynë në Britani të Madhe, nga frika se pas BREXIT-it, do ta ketë shumë më të vështirë marrjen e azilit.

Sipas një adoleshenti iranian, që ishte ndaluar nga autoritet e sigurisë, pak metra larg bregdetit, ka thënë se ‘do të provojmë edhe 200 herë tjera’ edhe pse rrezikuan të fundoseshin me një barkë të vjetër, transmeton Telegrafi.


Derisa një tjetër, ka thënë se është i vendosur të arrijë në Angli, megjithëse prej vitit 2017 ishte duke qëndruar në Francë.

Në përgjithësi, emigrantët po kalojnë nëpër situatat më të vështira deri më tani, pasi organizatorët e udhëtimeve ilegale, të armatosur me ‘armë dhe shpata’ po i detyrojnë të vazhdojnë udhëtimin edhe kur gjendja e sigurisë po vështirësohet.

Mbi 200 iranianë, si dhe rreth 100 afrikanë kryesisht nga Sudani dhe Nigeria, po jetojnë në kampe të improvizuara të një zone që dikur ishte industriale, pak metra larg bregdetit të ftotë të Calais.

Njeri prej emigrantëve i njohur vetëm si Mehdi, kishte vetëm tri ditë që arriti në tokën britanike, ndërsa kishte ndezur një zjarr të vogël që të ngrohet.

“ishin shumë afër Doverit të Anglisë, por policia bregdetare na zuri dhe na ktheu. Do të provoj edhe 200 herë, derisa të arrij në Angli” ka thënë Mehdi.

Ai kishte arritur në Francë nga Mina e Teheranit para tre muajve, ndërsa dëshiron të kalojë në Angli, sepse konsideron se shoqëria atje është shumë më e hapur dhe pranuese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori