Emërllahu dhe Korenica shënojnë gola të bukur - por Cluj ndalet në fund në shtëpi

Cluj ka barazuar ndaj Botosanit me rezultat 3-3, ky Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica shënuan gola në këtë ndeshje.
Ndeshjen e hapi, Emërllahu i cili me një goditje të bukur nga brenda zonës shënoi për 1-0.
Korenica asisoi te goli i dytë i Cluj në minutën e 42-të për 2-1, që u shënua nga Andrei Cordea
Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 79-të, me një goditje të bukur me volej, Korenica i dha epërsinë skuadrës së tij për 3-2.
Por mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin me Sebastian Mailat për 3-3.
Meriton Korenica u vlerësua nga SofaScore me notën 9.4, pas golit dhe asistimit, ndërsa kishte edhe tetë pasime kyçe, tre goditje në portë dhe 6 pasime të gjata të sakta.
Në anën tjetër, Lindon Emërllahu u vlerësua me notën 7.7, për 61 minuta sa luajti, duke arritur 76 për qind të pasimeve të sakta.
Cluj nuk e ka nisur mirë kampionatin, pasi mban vendin e 12-të me 5 pikë nga 5 ndeshje./Telegrafi/






















































