Komuna e Kaçanikut ka angazhuar kompaninë për pastrimin e rrugëve, veçanërisht në zonat malore, pas reshjeve të fundit të borës.

Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, rrugët janë të kalueshme, megjithatë qytetarët dhe ngasësit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.




"Është angazhuar kompania për pastrimin e rrugëve nga reshjet e borës, sidomos në viset malore", thuhet në njoftimin e komunës së Kaçanikut.

"Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, rrugët janë të kalueshme, mirëpo kërkohet kujdes i shtuar nga ngasësit e automjeteve", përfundon komunikata e tyre. /Telegrafi/