Mund ta konsumoni me lëng për mëngjes, ta hani si një vakt të lehtë, por edhe si ëmbëlsirë të pasdites

Përbërësit për biskotë:


- 200 g miell të butë; - 400 g sheqer; - 1 lugë e vogël kripë; - 4 vezë; - 220 g gjalpë; - 2 lugë të vogla ekstrakt portokalli; - 1 lugë e vogël lëvore të portokallit të grirë në rende.

Përbërësit për fill:

- 200 g sheqer pluhur; - 2 lugë lëng portokalli; - 1 lugë e vogël lëvore portokalli.

202439 shutterstock 263203550 ff

Përgatitja:

Nxehni furrën në 180 gradë Celsius dhe lyeni me gjalpë një enë të thellë kënddrejtë...

Tundni vezët me gjalpin, shtoni ekstraktin e sheqerit dhe lëvoren e portokallit dhe vazhdoni t’i tundni.

Qitni brumin në enë për pjekje dhe piqeni përafërsisht gjysmë ore, derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë.

Bëni fillin nga sheqeri pluhur dhe lëngu i lëvores së portokallit.

Nxehni bashkë në një enë, herë pas here përzieni dhe prisni që sheqeri të shkrihet.

Ëmbëlsirën e pjekur shpojeni me pirun dhe qitni fillin.

Prisni të ftohet, pastaj priteni në kube.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.