Ema Uka – ‘Lyra’ e dikurshme që ra në dashuri me New Yorkun: Si përfundova në pasarelat e modës dhe kur do t’i kthehem aktrimit
Ka vite që i mungon skenës së teatrit, por edhe vet Kosovës.
Aktorja Ema Uka, e cila për publikun shqiptar identifikohet më shumë si ‘Lyra’ e serialit të dikurshëm komik “O Sa Mirë”, ka vite që është larguar dhe zhvendosur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo atje ka ndërruar thuajse tërësisht fushë të veprimit, duke u marrë më shumë me modeling, por që në zemër vazhdon ta ketë aktrimit. Me të shkuar në qytetin që s’fle kurrë, Ema e dëshmoi se shqiptarët dinë të jenë të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, kur debutoi në Javën e Modës së New Yorkut, në vitin 2019.
Ema vjen në një intervistë për Telegrafin pas shumë kohësh, për të folur më shumë mbi këtë eksperiencë, përvojën e saj të re në fushën e modës si dhe dëshirën për t’iu rikthyer aktrimit së shpejti me një projekt ndërkombëtar.
Telegrafi: Ema, u bënë tash e sa kohë që jeni larguar nga Kosova në ShBA. Pse vendosët të zhvendoseshit dhe sa ka qenë e vështirë ta merrnit këtë vendim?
Ema Uka: Nuk ka qenë vendim i vështirë meqenëse nuk ka qenë e planifikuar. Mund të them që ka ndodhur spontanisht. Në New York unë fillimisht erdha si turiste dhe menjëherë rash në dashuri me energjinë dhe mundësitë që ka ky vend. Në kohën që kam lënë Kosovën, personalisht kam ndjerë që kam arritur të gjitha synimet e mia profesionale dhe kreative për moshën që kisha. Po ashtu unë jam tip që e sfidoj veten dhe mendoj që New Yorku është vendi i duhur për këtë gjë.
Telegrafi: Ju keni nisur një karrierë të re në fushën e modës përtej oqeanit. Na trego pak si ka evoluar karriera jote deri më tani dhe sa e kënaqur je me sukseset deri tash?
Ema Uka: Kam qenë me fat që nga fillimi sepse kam bashkëpunuar me persona të duhur dhe kjo e ka bërë rrugëtimin tim si modele më të lehtë. Tashmë jam pjesë e disa agjencioneve të modelingut këtu në New York. Jam e kënaqur por normalisht, pres nga vetja të arrij edhe më shumë. Mund të them jam shumë afër asaj çfarë kam për synim në fushën profesionale si modele.
Telegrafi: Në vitin 2019 defiluat në pasarelat e Javës së Modës në New York për brende si “Temraza” dhe “A Humming Way”. Na trego pak si ka qenë ky moment për ty dhe sa krenare je ndjerë si një shqiptare që ka arritur këtë sukses?
Ema Uka: Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe motivuese. Padyshim është edhe moment krenarie për mua dhe shpresoj sado pak kam qenë inspirim për femrat e tjera shqiptare që kanë ëndërr të prekin suksesin edhe jashtë vendit të tyre.
Telegrafi: Duke qenë shumë larg nga vendlindja. Sa të mungon Prishtina, shoqëria dhe familjarët? Dhe çfarë të mungon më shumë nga këtu?
Ema Uka: Gjithçka është më e vështirë sepse nuk i kam personat më të dashur afër. Më mungojnë gjërat e vogla tej mase. Një kafe çdo mëngjes me familje. Takimet me shoqëri. Të dalurat, puthjet përqafimet me të dashurit dhe padyshim ushqimi.
Telegrafi: Kthehemi pak në Kosovë. Ju keni pasur një karrierë të ndritshme si aktore këtu. Të merr malli për filmin dhe teatrin? Dhe a do të kenë mundësinë fansat të të shohin sërish si aktore?
Ema Uka: Më merr malli shumë. E çmoj shumë atë kohë. Ajo kohë ka qenë një ndër momentet më të mira në jetën time. Shumë shpejt fansat do të kenë mundësi të më shohin në një serial për të cilin do fillojë xhirimet së shpejti. Është krejtësisht diçka ndryshe nga ajo çfarë më kanë parë deri tani. Është projekt amerikan, xhirimet do mbahen në Florida. Kaq informacione mund të japë për momentin, por do ndajë çdo gjë me ju në rrjetet sociale.
Telegrafi: Ndër rolet më të spikatura tuajat ka qenë ai i Lyrës në “O Sa Mirë”. Ke nostalgji për atë rol dhe a ka arritur Ema të marrë në personalitetin e saj diçka nga ‘Lyra’?
Ema Uka: Kam nostalgji për atë kohë, për ditët e kaluara me kolegët gjatë xhirimeve dhe gjithë të qeshurat. Nuk mund të them që kam marr diçka nga personaliteti i ‘Lyrës’, por që atë rol do e kem gjithmonë në zemër.
Telegrafi: Sa është e vështirë të depërtosh në industrinë e modës në Amerikë?
Ema Uka: Asgjë nuk është e vështirë në Amerikë nëse punon shumë, ke ambicie dhe krijon kontakte dhe raporte të mira me personat që punon. Duhet të jesh shumë e përkushtuar dhe disiplinuar. Rekomandimet vlejnë shumë.
Telegrafi: Një ditë e zakonshme e Emës në New York, si nis, si vazhdon dhe si përfundon?
Ema Uka: Jam person që zgjohem shumë herët. Ditën e filloj me një kafe ose çaj dhe pastaj shkoj në palestër. Pas kësaj fillon dita ime me plot angazhime, të tipit: takime, ‘casting’, ‘fittings’, fotografi etj. Kur punoj, pothuajse e gjithë dita më kalon në punë. Kur kam ditë pushimi, mundohem sa më shumë të kaloj kohën time në mënyrë kualitative, me personat e dashur. Mundohem të ndaj kohë edhe të lexoj dhe edukohem në fusha të ndryshme. Një gjë është e sigurt, në New York gjithmonë ke çfarë të bësh.
Telegrafi: Po jeta private. Dëshiron të ndash diçka me lexuesit rreth kësaj pjese?
Ema Uka: Jetën private gjithmonë kam pas dëshirë ta mbaj private. Por, mund të them që jam shumë e lumtur.
Telegrafi: Cila është thënia juaj e jetës?
Ema Uka: Gjithçka ndodh për një arsye.
Telegrafi: Ema, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj interviste. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?
Ema Uka: Faleminderit juve dhe lexuesve të Telegrafit për përkrahjen e vazhdueshme që ma keni dhënë. Ju jam mirënjohëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMike Tyson dhe Jake Paul do të suspendohen nga boksi, pavarësisht epilogut të duelit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Real Madridi po planifikon tri transferime të mëdha së bashku me emërimin e Xabi Alonsos
Kosova luan 'ndeshjen e jetës' në udhëtim te Rumania
Scholz dhe Putin biseduan për herë të parë që nga viti 2022
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët