LAJMI I FUNDIT:

Elvis Bajram del nga spitali, babai i tij i pakënaqur me kurimin në spital

Elvis Bajram del nga spitali, babai i tij i pakënaqur me kurimin në spital

Pas dy ditëve kryetari i Shuto Orizares, Elvis Bajram, doli nga spitali. Babai i tij Amdi Bajram thotë se nuk është i kënaqur nga mjekimi i djalit të tij në spital dhe se atë do ta kurojnë në kushte shtëpiake, ndërsa sipas tij ende është në gjendje të rëndë.

“E morëm me nënshkrim të tij. Ende nuk është mirë. E morëm se nuk kemi besim këtu gjithçka është e rregulluar prej pushtetit. Dhe gjithçka është nën diktaturë”, tha për TV21, Amdi Bajram, babai i Elvisit.

Nga ana tjetër mjeku që e kuron Slobodan Damjanovski thotë se Bajram është në gjendje stabile dhe se duhet do të qëndroj disa ditë, por se familjarët e tij duan që të del sot.


“Ai është pranuar në spital me lëndime në kokë, gjendja është stabile. Pritet që të lëshohet në mjekim shtëpiak. Shpresojmë që nuk do të ketë problem të mëtutjeshme”, u shpreh Slobodan Damjanovski, mjek i spitalit 8 shtatori.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, bëri të ditur se është parashtruar kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë kundër tetë personave mes të cilëve edhe vet Elvis Bajram.

Përderisa deputeti Amdi Bajram thotë se nuk i besoj MPB-së, ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë se pavarësisht se kush nga cila parti vjen, simpatizues i kujt është, për MPB-në parimore do të jetë respektimi i ligjeve që do të vlejnë për të gjithë njësoj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori