LAJMI I FUNDIT:

Elsa Lila kujton vrasjen e të ëmës në ’97-ën: Nuk ishte e natyrshme, sikur yjësia ta kishte eliminuar këtë moment

Elsa Lila kujton vrasjen e të ëmës në ’97-ën: Nuk ishte e natyrshme, sikur yjësia ta kishte eliminuar këtë moment

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elsa Lila, është rikthyer në Shqipëri këtë periudhë për disa projekte muzikore të saj.

Ajo mbajti një solo koncert në Pallatin e Kongreseve të titulluar “Finalmente Elsa”, gjersa pritet që në fund të dhjetorit të paraqitet edhe në Festivalin e RTSh-së.

E teksa po qëndron në Shqipëri, Elsa ka dhënë një intervistë të gjatë edhe për mikun e saj të vjetër, kryeministrin Edi Rama.


Elsa Lila (Foto: Report TV/YouTube)

Ajo ka folur gjerë e gjatë në një podkast për disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në jetën e saj, e cila nuk ka qenë fare e lehtë – madje krejt e kundërta, mjaft kaotike.

Elsa Lila: Unë që përflitesha si pjesëmarrëse në aktivitete kriminale s'kam as shtëpi, kam jetuar me ndihmat e shtetit për dy vite me radhë
Lexo po ashtu Elsa Lila: Unë që përflitesha si pjesëmarrëse në aktivitete kriminale s'kam as shtëpi, kam jetuar me ndihmat e shtetit për dy vite me radhë

Mes të tjerash, këngëtarja e hitit “Evita” ka folur si rrallë herë edhe për ngjarjen tragjike të së ëmës, e cila iu vra gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.

“Nuk do ndryshoja asnjë pikë e asnjë presje nga çdo gjë që yjësia ka vendosur të eksperimentoja sepse ndryshe unë nuk do isha kjo që jam sot apo ajo që do të jem nesër me të gjitha eksperiencat e tjera që jam e sigurt do më ndodhin, sepse akoma nuk kemi mbaruar, jemi rrugës. E vetmja gjë që do të ndryshoja ndoshta, e vetmja gjë që yjësia atë momentin e mamasë sime ta kishte eliminuar, ta kisha edhe sot. E vetmja, ajo. Pasi nuk ndodhi në mënyrë të natyrshme, por ndodhi në mënyrë artificiale”, ka thënë Elsa.

Elsa përndryshe është nënë e një vajze të quajtur Evita, dhe jeton bashkë me të në Romë të Italisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Magazina
Kalo në kategori