LAJMI I FUNDIT:

Elsa Lila flet sërish për arrestimin në Itali: Ishte ngjarja më e rëndë në jetën time

Elsa Lila flet sërish për arrestimin në Itali: Ishte ngjarja më e rëndë në jetën time

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elsa Lila në mars të vitit të kaluar u arrestua në Itali me akuzat se ishte e përfshirë në një grup kriminal dhe trafikim droge.

Ajo dyshohej si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, dhe gjithë këtë ajo e ka përshkruar si ngjarja më e rëndë që i kishte ndodhur në jetë.

Në në një intervistë për “Opinion” mbrëmjen e kaluar (e mërkurë), Elsa ka folur rreth arrestimit të saj, por edhe planeve për të ardhmen.


Foto: Arkiv

“Për mua mbetet kjo mbetet pikëpyetje shumë e madhe nga momenti që jam e pafajshme dhe nuk kam asnjë lidhje. Sistemi i drejtësisë italiane sidomos në rastin e grupazheve është një sistem i mbrapshtë. Ata në filim bllokojnë grupin i cili dyshohet për diçka dhe më pas ky grup krasitet deri kur mbetet bërthama kryesore dhe ata që nuk kanë lidhje lirohen. Në këtë lloj sistemi grupazhi që mori brenda shumë njerëz qëllova edhe unë”, tha Elsa.

“Unë duke qenë personazh publik në Romë, dy prej shqiptarëve që unë njihja, mesa duket merreshin me aktivitet për të cilat unë nuk isha në dijeni. Telefoni im ka qenë i vetmi objekt i sekuestruar, nga apartamenti im procesverbali ka qenë shumë i varfër. Më pas pas disa muajsh këto objekte më janë rikthyer pasi nuk përbënin asnjë provë kundër meje pasi ishin pa asnjë lloj lidhje me këtë lloj grupazhi”, u shpreh ajo për arrestimin.

Foto: Elsa Lila/Instagram

“Pasi unë gjatë gjithë këtyre 2 muajve në të cilat vuajta jolirinë time dhe zhdukjen nga shoqëria… Hallka që më lidhte ishte njohja. Për mua është mister i jashtëzakonshëm. Unë isha parë duke ngrënë darka apo dreka me këta persona, isha parë duke i frekuentuar. Këto ishin provat kryesore. Nëpërmjet avokatit im, i cili u gjet pas arrestimit tim, më është dhënë nga shteti italian, më shpjegoi dhe më tregoi më vonë që ndërkohë atë natë në shtëpitë e gjithë këtyre personazheve të tjerë, në procesverbalet e sekuestrimeve ishin shumë të pasura me elementë të jashtëligjshëm, janë gjetur para, armë, lëndë narkotike. Ndërkohë që në shtëpinë time nuk është gjetur asgjë. Celulari im nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie telefonike as me këtë grupazh as me këta persona”, tregoi Elsa.

Elsa Lila flet për herë të parë për arrestimin dhe akuzat për përfshirje në një grup kriminal në Itali: Ishte një eksperiencë gati kafshërore
Lexo po ashtu Elsa Lila flet për herë të parë për arrestimin dhe akuzat për përfshirje në një grup kriminal në Itali: Ishte një eksperiencë gati kafshërore

“Ishte ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur në jetën time dhe nuk ia uroj askujt. Ja që ndodhka të jesh i pafajshëm dhe të përfundosh në një histori absurde. Kush më njeh nga afër e di shumë mirë sesi jetoj. I njeh shumë mirë principet e mia, vlerat e mia. Ishte thjesht një absurditet”, ka thënë tutje këngëtarja.

Elsa foli gjithashtu për koncertin madhështor që do të mbajë në Tiranë, si dhe për faktin që do ta ndajë skenën edhe me Pirro Çakon, për të sjellë ndër të tjera hitin e tyre “Diferenca je ti”.

“Në recital do të jenë instumentistët më të mirë italianë të muzikës, janë 7 elementë të bandës, çdo gjë do të jetë live dhe jam shumë e lumtur që do të kem mundësinë të punoj me këta instumentistë që janë shumë fantastikë, çdo gjë e japin prej vetes. Nuk mund të mos këndoja “Diferenca je ti” dhe Pirro u tregua shumë xhentil dhe pranoi ftesën time dhe do të jetë i pranishëm. Pas vitit 2007 do të këndojmë së bashku “Diferenca je ti”, tha artistja.

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e

Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Kalo në kategori