LAJMI I FUNDIT:

“Elsa” drejt bregut perëndimor të Floridas – merr forcën e uraganit

“Elsa” drejt bregut perëndimor të Floridas – merr forcën e uraganit

Bregu perëndimor i shtetit amerikan Florida po përgatitet për ardhjen të mërkurën të uraganit “Elsa”, i cili solli reshje të rënda në Kubë dhe goditi ishujt Florida Keys.

“Elsa”, e cila u regjistrua të premten si uragani i parë i sezonit, ishte dobësuar në një stuhi tropikale deri të shtunën.


Të martën vonë, Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se ishte forcuar përsëri në statusin e uraganit me erëra të qëndrueshme prej mbi 120 km në orë.

Kushtet e përkeqësuara të motit në Floridan e jugut të krijuara nga “Elsa” po pengojnë kërkimin për të mbijetuarit e shembjes së pjesshme të një pallati që punëtorët shkatërruan plotësisht të dielën.

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) tha të martën vonë në mëngjes se “Elsa” pritet të “lëvizë pranë ose mbi pjesët e bregut perëndimor të Floridas gjatë natës së sotme”, përpara se të zbresë të mërkurën në mëngjes “përgjatë bregdetit verior të Gjirit të Floridas”.

NHC-ja njoftoi se një paralajmërim për rrezik uragani ishte në fuqi që të martën përgjatë një shtrirje prej 290 kilometrash të Bregut të Gjirit nga ishulli Egmont Key në rajonin e Gjirit Tampa deri në lumin Steinhatchee.

Meteoreologët parashikuan se “Elsa” do të forcohej ngadalë deri të martën në mbrëmje dhe do të merrte pothuajse forcën e një uragani përpara se të zbresë në Florida, pas së cilës pritet të dobësohet ndërsa lëviz më në brendësi.

Të martën priteshin reshje të rënduara në qytetin bregdetar të Surfside, ku u shemb pallati më 24 qershor.

NHC gjithashtu paralajmëroi se “Elsa” mund të sjellë stuhi me rrezik për jetën, përmbytje dhe tornado të izoluara.

“Kombinimi i një stuhie dhe batice do të bëjë që zonat normalisht të thata pranë bregdetit të përmbyten nga ngritja e ujërave që zhvendosen në brendësi nga vija bregdetare”, tha NHC-ja. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori