Elon Musk thotë se Tesla do të braktisë Kaliforninë

Në një cicërimë në Twitter, Elon Musk njoftoi se do të "zhvendoste menjëherë" selinë e kompanisë së tij të famshme, Tesla dhe "programet e ardhshme" në Texas dhe Nevada, raporton Ars Technica.
Ndërsa Kalifornia ngriti kufizimet e saj për prodhuesit dhe bizneset, qarku i Alameda (ku ndodhet Tesla) thotë se fabrika prodhuese e kompanisë nuk i plotëson ende kërkesat e qarkut për rihapjen e sigurt.
Zyrtarët e Alameda u përgjigjën të premten me një qëndrim të fortë se urdhri i izolimit do të mbetet në fuqi për Tesla, dhe të gjitha operacionet e tjera "jo thelbësore" në këtë rrethinë, deri në 31 maj.
Nga
Telegrafi
09/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































