LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates kanë humbur 115 miliardë dollarë për pesë muaj

Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates kanë humbur 115 miliardë dollarë për pesë muaj

Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates kanë pësuar një humbje kolektive prej 115 miliardë dollarësh gjatë këtij viti, pasi tregjet e aksioneve shënuan rënie.

Sipas Indeksit të Miliarderëve publikuar nga Bloomberg, pasuria e Musk ka rënë me 46.4 miliardë dollarë, e Bezos me 53.2 miliardë dollarë, ndërsa e Gates ka 15.1 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.

Bernard Arnault, pronari i konglomeratit francez LVMH dhe personi i tretë më i pasur në botë, ka pësuar një rënie prej 44.7 miliardë dollarësh në vlerën e tij që nga janari në 133 miliardë dollarë.


Pjesa më e madhe e pasurisë së Musk dhe Bezos është e lidhur me aksionet e Teslas dhe Amazonit. Musk ka 15.6 për qind të aksioneve në Tesla me vlerë rreth 122 miliardë dollarë pasi aksionet në prodhuesin e makinave elektrike ranë pothuajse 37 për qind këtë vit.

Ai gjithashtu ka blerë 9.2 për qind të aksioneve në Twitter, gjë që i bëri investitorët të vënë në dyshim angazhimin e tij ndaj Teslas. Musk shiti aksionet e Tesla me vlerë 8.4 miliardë dollarë për të financuar ofertën e tij të mëvonshme për blerje prej 44 miliardë dollarësh.

Gates ka një portofol më të larmishëm, gjë që e ka ndihmuar atë të përballojë ndryshimet e tregut të aksioneve. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, organizata filantropike që ai ngriti me ish-bashkëshorten e tij, ka investuar kryesisht në Berkshire Hathaway të Warren Buffettit, i cili është rritur me më shumë se 5 për qind këtë vit.

Por investimet e tjera, duke përfshirë kompaninë e tij Cascade Investments e cila investon në kompani të teknologjisë si Apple, kanë pasur një zhvillim më të vështirë.

Bezos, i cili themeloi Amazonin, ende zotëron rreth 50 milionë aksione në kompani me vlerë rreth 115 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori