LAJMI I FUNDIT:

Eliza Hutton thyen heshtjen 28 vjet pas vdekjes së të fejuarit Brandon Lee, pas ngjarjes tragjike në xhirimet e filmit “Rust”

Eliza Hutton thyen heshtjen 28 vjet pas vdekjes së të fejuarit Brandon Lee, pas ngjarjes tragjike në xhirimet e filmit “Rust”

Eliza Hutton është shfaqur për herë të parë që kur i fejuari i saj Brandon Lee vdiq, pas një tjetër vrasje aksidentale që ndodhi javën e kaluar në xhirimet e filmit “Rust”, nga Alec Baldwin.

Brandon vdiq në moshën 28-vjeçare në një aksident të ngjashëm në mars të vitit 1993 në xhirimet e filmit të tij “The Crow”.

Hutton, 57 vjeç, tha për People se aksidenti në setin e filmit Rust në New Mexico që vrau kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza është një tjetër “tragjedi e evitueshme”.


“Njëzet e tetë vjet më parë, u shpartallova nga tronditja dhe pikëllimi i humbjes së dashurisë së jetës sime, Brandon Lee, në mënyrë kaq të pakuptimtë. Më dhemb zemra përsëri tani për burrin dhe djalin e Halyna Hutchins, dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e shmangshme”, ka thënë Hutton.

:Unë u bëj thirrje atyre që janë në pozicione të bëjnë ndryshime për të konsideruar alternativa ndaj armëve reale në grupe”, thotë ajo.

Gjithashtu këtë javë, Hutton postoi një foto të saj me Brandon të bërë në Venecia të Italisë, në tetor 1992 kur ata u fejuan.

Dyshja kishin planifikuar dasmën e tyre për 17 prill 1993, pasi “The Crow” ishte planifikuar të përfundonte xhirimet. Lee, djali i yllit të arteve marciale Bruce Lee , u vra në xhirime më 31 mars gjatë javës së fundit të xhirimeve.

Brandon u vra  kur një aktor tjetër e qëlloi duke përdorur një armë që supozohej se nuk ishte e mbushur.

Ndërsa hetimet për atë që ndodhi në setin e “Rust” vazhdojnë, një peticion i Change.org është nisur që kërkon ndalimin e të gjitha armëve të vërteta në prodhimet filmike dhe televizive.

Të hënën në mbrëmje, peticioni ishte nënshkruar nga pothuajse 29,000 njerëz. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori