Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është në pritjen e ëmbël të fëmijës sëdytë.

Ajo dhe reperi Gjiko, kësaj here, do të bëhen prindër të një vajze.


Elita së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik, ku ka vënë në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

elita.rudi 122300184 355323232451695 4932592605857945112 n

Një nga fotografitë e setit të ri, moderatorja e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social, duke marrë mijëra pëlqime e komente të shumta.

E veshur me një fustan të gjatë në ngjyrat bardhë dhe blu dhe me flokët e kapura bisht, Elita bëri që i gjithë nuri i saj i shtatzënisë të vihet në pah.

elita.rudi 122083438 356959945525371 7032920403122355448 n

Fotografitë e këtij seti të veçantë, ajo ia ka besuar fotografit të njohur, Norik Uka.

Përndryshe ajo dhe reperi Gjiko janë prindër edhe të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri dhe së bashku jetojnë në Prishtinë. /Telegrafi/