Elijona Binakaj uron gratë për 8 Mars: Për mua nuk është një ditë e gëzueshme

Finalistja e dytë e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas gjatë një interviste të saj të fundit.
Teksa foli për këtë ditë, ajo theksoi se për të 8 Marsi nuk është domosdoshmërisht një ditë shumë e gëzueshme, megjithatë vendosi të përcjellë një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare.
Finalistja e BBVK u shpreh se pavarësisht ndjesisë që kjo ditë i krijon, ajo dëshiron të urojë veçanërisht nënat shqiptare dhe të gjitha vajzat.
Ajo tha: “Edhe unë ua uroj të gjitha grave dhe vajzave 8 Marsin, edhe pse për mua kjo ditë nuk është fiks një ditë shumë e gëzueshme. Në fakt është shumë e mërzitshme, por ua uroj të gjitha nënave shqiptare, urime 8 Marsin, të gjitha çikave, jeni shumë të mira”. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com






























































