Elgit Doda publikon këngën e re "Mërzia" në bashkëpunim me Elain

Elgit Doda dhe Elai kanë sjell këngën e tyre të re të titulluar “Mërzia”.
Ky bashkëpunim i tyre është kompletuar edhe nga ana vizuale, e që tashmë ndodhet i plotë në platformën YouTube.
Kjo njëherësh është kënga e parë e producentit të njohur shqiptar nga albumi i tij i ri.

Ata vijnë me një interpretim të mahnitshëm, ndonëse i përkasin zhanreve të ndryshme.

Reagimet e para të fansave e publikut ishin mjaft pozitive, duke e pëlqyer këtë miksim.

Elgiti shquhet për projektet që sjell, të cilat janë bërë hite të padiskutueshme thuajse gjithnjë.
Elai nga ana tjetër si artist i ri premton shumë dhe deri më tani ka lansuar plot hite. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































