Këngëtari dhe kompozitori i njohur nga Shqipëria, Elgit Doda, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjete sociale.

Si pjesë e estradës prej një periudhe të gjatë, ai ka shprehur një shqetësim në lidhje me artistët e hip-hopit.


I njëjti ka bërë një postim në rrjete sociale duke dhënë një mendim për ‘diss-et’ e fundit që janë bërë e po ashtu dërgoi edhe një mesazh.

Ky është postimi i plotë i Dodës:

“Si një nga artistët që i përkas kësaj ‘estrade’ që për fatin e keq është kthyer në një arenë sharjesh dhe zënkash nga artistët e hip-hopit nëpër rrjete sociale, e ndjej të them dy fjalë. Më vjen keq që i shikoj në këtë lloj gjendje sepse mund të ketë edhe pasoja që s’do të donte njeri t’i kishte. Bëni artin që ju takon bëni këngë të bukura, albume e tjerë. Lejini sharjet e ofendimet se nuk ju dërgojnë askund përveç se ju merr energjinë për të prodhuar”.

Përkundër se nuk ka përmendur ndonjë emër, ky postim i Elgitit duket se ka të bëjë me Noizyn e Stresin, të cilët ditë më parë u pajtuan me njëri-tjetrin e po ashtu edhe për disa anëtarë të tjerë të grupit OTR. /Telegrafi/